Shkolla “Turgut Ozal” Durrës ka nisur regjistrimet për vitin e ri akademik 2020-2021. Janë të mirëpritur të gjithë nxënësit e interesuar!

80

Shkolla Turgut Ozal Durrës ka nisur regjistrimet për të vijuar përmbushjen e misionit të saj, atë të edukimit të brezave të mbushur me atdhedashuri ,mendjehapur, që do ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë duke ju përmbajtur principeve të shtetit ligjor dhe demokratik për të cilat ka nevojë e gjithë bota, si dhe të aftësojë nxënësit në të gjitha fushat e jetës.

Në këtë institucion është primare përgatitja e individividëve për t’i bërë profesionalisht të aftë, por dhe mbartës të vlerave si toleranca, dialogu dhe bashkëpunimi.

Shkolla garanton ambiente të përshtatshme për fëmijët, mjedise të pastra ku higjena është parësore, staf të kualifikuar, si dhe mësim të gjuhës angleze që në kopësht.

Gjithashtu shkolla ofron mësim të gjuhës gjermane në klasë të tretë, mjete për ta bërë mësimin më efektiv, si laboratorë dhe teknologjinë më të avancuar ku përfshihen Ipad-ët personalë si dhe tabela smart. Një tjetër veçori e shkollës janë klubet e ndryshme, ku nxënësit mund të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

Turgut Ozal ofron konsultime e mbështetje për nxënësit, si dhe i ndihmon ata të aksesojnë në universitetet më të mira në botë!

Mjedisi i shkollës është i konceptuar me mjedise të gjelbërta dhe shplodhëse, ku nxënësit mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në siguri të plotë.

Turgut Ozal Durrës ju fton të nisni sëbashku udhëtimin drejt suksesit!

Shkolla "Turgut Ozal" Durrës ka nisur regjistrimet për vitin e ri akademik 2020-2021. Janë të mirëpritur të gjithë nxënësit e interesuar!

Shkolla "Turgut Ozal" Durrës ka nisur regjistrimet për vitin e ri akademik 2020-2021. Janë të mirëpritur të gjithë nxënësit e interesuar!

Gepostet von Next Television am Donnerstag, 21. Mai 2020