Shkoi të priste dru në pyll, 55-vjeçari gjendet u pajetë nga familjarët

144

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në Himarë.

Shtetasi me iniciale A.P, rreth 55-vjeç, u gjet i pajetë në pyll, ku kishte shkuar të priste dru.

Dyshohet se ai është zënë poshtë nga pema dhe vdekja dyshohet se ka qenë aksidentale.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.