U dërgua në Durrës për mjekim, humb jetën 36 vjeçarja nga Shijaku, nën hetim dy mjekët nga qyteti i saj

67

Një 36 vjeçare nga Shijaku ka humbur jetën në spitalin e Durrësit.

Pas tragjedisë dy mjekë të spitalit të Shijakut janë vënë nën hetim.

36-vjeçarja ishte paraqitur disa herë në spitalin e Shijakut, por për arsye të paqarta dyshohet se ajo nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

Më pas, në gjendje të rëndë, kur ajo është transportuar për në Durrës, ka humbur jetën.

Sipas policisë, po proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak. Ajo ka shkuar në banesë e më pas më 19 korrik 2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.