Shkoi për piknik me shoqet, 20 vjeçarja humb jetën pas sulmit të qenve endacakë

79

Simona Cavallaro, një 20 vjeçare në Itali është sulmuar nga një tufë qensh endacakë, teksa ishte duke shëtitur me disa shoqe në një zonë të pyllëzuar në Kalabri.

Vajza u sulmua nga qentë, e për pasojë, ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Të gjithë janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë dhe madje, turistët e shumtë e qytetit të Catanzaros janë frikësuar nga episodi.

Pritet të ketë një kujdes të shtuar të autoriteteve, për qentë endacakë që enden nëpër hapësirën e parkut.