Ballina Aktualitet Shkodra, qendër e Komandës së Ushtrive Austro-Hungareze

Shkodra, qendër e Komandës së Ushtrive Austro-Hungareze

Ka startuar në Shkodër, fotoekspozita “Shkodra, qendër e Komandës së Ushtrive Austro- Hungareze në vitet 1916-1918”.

Bashkia e Shkodrës ka hapur dyert për fotoekspozitën e cila ishte një konkretizim i asaj çfarë libri “Administriumi, Austro-Hungarez i Shqipërisë 1916-1918” i promovuar po sot, tregonte në faqet e tij.

Fotoekspozita flet me gjuhen e së shkuarës së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe tregonte aspekte të jetës në Shkodrën e këtyre viteve, duke përcjellë imazhe që shfaqeshin për herë të parë.

Me këtë rast, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi shprehet se mikpritëm në mjediset e Bashkisë edhe ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler dhe miqtë e tjerë që ishin të parët që shijuan këtë ekspozitë.

“Marrëdhëniet e Shkodrës me Austro- Hungarinë dje dhe Austrinë sot, kanë patur një themel të fortë dhe të hershëm e kjo ekspozitë ishte një provë tjetër e tyre,” – shprehet Ademi.