Ballina Aktualitet Shkodër, vrasja e dy vëllezërve, ministri Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së...

Shkodër, vrasja e dy vëllezërve, ministri Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shtetit

Pas atentatit, ku mbetën të vrarë dy vëllezër, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar shkarkimin e Vehbi Bushatit nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Qarkun e Shkodrës.

“Për t’i dhënë një impuls të ri, kemi vënë në Policinë e Shtetit në Shkodër Niko Brahimajn në vend të Vehbi Bushatit, – ka theksuar ministri Lleshaj. – Erdha në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur.”

Lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi në Shkodër, ministri i brendshëm Lleshaj tha se “qytetarët nuk kanë përse të mos ndjehen të sigurtë.” “Ne jemi në proces hetimi për këtë ngjarje, por edhe ngjarje të tjera, – ka nënvizuar ai. – Shpresoj që sa më shpejt të kemi rezultate.”