Ballina Aktualitet Shkodër, u kapën me 100 kg drogë, lihen në burg tre të...

Shkodër, u kapën me 100 kg drogë, lihen në burg tre të arrestuarit

Operacioni i koduar me emrin “Rruga e Hapur’ përfundoi me katër të arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa sot gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga katër të arrestuarit në Shkodër.

Gjykata vendosi arrest me burg për Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi, ndërsa për Dod Dodani u dha masa arrest me burg, në afat 35 ditor. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës.

Ata u prangosën në aksin Lezhë-Shkodër me 27 shkurt, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan 100 kg lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjetën 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram.

Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.