Ballina Aktualitet Shkodër, Tarifat e larta, nisin dorëheqjet e para

Shkodër, Tarifat e larta, nisin dorëheqjet e para

Në Universitetin e Shkodrës studentët kanë filluar të japin dorëheqjet e para. Raportohet se një prej studenteve të Fakultetit të Drejtësisë është dorëhequr nga Këshilli Studentor si shenjë proteste ndaj tarifave të larta dhe vendimit për të paguar për çdo provim të mbartur.

Këshilli Studentor është një organ i vetëqeverisur nga studentët dhe si mision bashkëpunimin më të gjërë të studentëve me stafin pedagogjik për nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive shkencore dhe përmirësimin e proçesit akademik.

Ndërkohë, protesta e planifikuar për t’u zhvilluar sot në Shkodër është shtyrë për ditën e nesërme.
Studentët vijojnë protestat masive në Tiranë, ndërsa protesta të mëdha po zhvillohen edhe në Elbasan, Durrës dhe Korçë. Të rinjtë kërkojnë uljen e tarifave studimore, heqjen e vendimit për pagesën e riprovimeve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.