Ballina Aktualitet Shkodër, studentët nuk lejojnë nisjen e mësimit, bllokojnë Rektoratin

Shkodër, studentët nuk lejojnë nisjen e mësimit, bllokojnë Rektoratin

Mëngjesi i kësaj të hëne, katër shkurt 2019, i ka gjetur të vendosur një grup studentësh të Universitetit të Shkodrës për vijimin e bojkotit.

Ata kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit me banka dhe karrige për të mos lejuar futjen e studentëve të tjerë dhe pedagogëve.

Ky zhvillim vjen teksa Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot.
Ndërkohë që kryedemokrati Basha nëpërmjet një postimi në Twitter u ka dhënë garanci studentëve se nuk do ta humbasin vititn.