Ballina Aktualitet Shkodër, shkrumbohet nga flakët një automjet

Shkodër, shkrumbohet nga flakët një automjet

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Shkodër rreth orës 04:15 të mëngjesit. Mësohet se mjeti ishte parkuar në rrugicën e Vajgurit, dhe është gjetur i shkrumbuar totalisht nga flakët.

Nga të dhënat e para dyshohet se është zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që bashkë me makinën e dëmtuar janë edhe dy mjete të tjera.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve.