Ballina Kronikë Shkodër, sherr dhe të shtëna armësh, arrestohen katër persona

Shkodër, sherr dhe të shtëna armësh, arrestohen katër persona

Policia e Shkodrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë.

Me marrjen e njoftimit Policia ka reaguar në kohë duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi.

Nga Policia vendase dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. D, 33 vjeç, K.Sh, 26 vjeç, të dy banues në Shkodër, A.B, 27 vjeç dhe E.B, 38 vjeç banues në Malësinë e Madhe.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, në një lokal ku shtetasi E. D, është konfliktuar me shtetasin E. B. e në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.