Ballina LAJME Shkodër, Ramush Haradinaj homazhe tek busti i Isa Boletinit

Shkodër, Ramush Haradinaj homazhe tek busti i Isa Boletinit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kreu sot një vizitë në qytetin e Shkodrës. Së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi, ai vendosi kurora tek busti i Isa Boletinit. Pas kurorave, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet si Shkodra, e cila e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

“Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nepër shekuj. Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini. Shqiptarët e dijnë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke. Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura.” – theksoi kryeministri Haradinaj.

Gjate vizitës ai bëri të ditur edhe faktin se puna për formimin e ushtrisë së Kosovës vazhdon, dhe se për këtë, ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj.