Ballina Aktualitet Shkodër, qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Shkodër, qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Një i ri 25-vjeçar, me inicialet P. I., ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Shkodër, pak pasi qëlloi në ajër me armë zjarri. Sipas burimeve policore, i riu është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që atij i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit, një automatik i modelit AK-47.

Në njoftimin e dhënë nga Policia e Shtetit në Shkodër mësohet se kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar për ngjarjen, ku i riu kishte qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik mes banorëve të lagjes.

Materialet e kësaj çështje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për veprat penale të prishjes së qetësisë publike dhe të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake.