Ballina Aktualitet Shkodër, Policia e Shtetit blindon qytetin, shoqërohen 30 persona

Shkodër, Policia e Shtetit blindon qytetin, shoqërohen 30 persona

Qyteti i Shkodrës është blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit pas ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e djeshme, ku u vranë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Mësohet se forca të shumta policore qarkullojnë në qytet, duke kaluar në sitë çdo rrugë dhe duke ngritur postblloqe të shumta për evidentimin e çdo rasti të dyshimtë.

Për vrasjen, deri tani janë shoqëruar rreth 30 persona dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, një provë që mund të ndihmojë për zbardhjen e krimit të dyfishtë.

Grupi hetimor po vlerëson çdo element të mundshëm, ndërsa në pyetje do të merren dhe të afërmit e viktimave në orët e mbrëmjes ose ditën e nesërme pas kryerjes së ceremonisë mortore.