Ballina Aktualitet Shkodër, po priste fugonin, përplaset për vdekje mësuesja

Shkodër, po priste fugonin, përplaset për vdekje mësuesja

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bushat të Shkodrës.

Mësohet se mësuesja Shpresa Shima rreth 40 vjeç ishte duke pritur furgonin e shkollës kur është goditur për vdekje nga një makinë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Policia ka nisur hetimet.