Ballina Kronikë Shkodër, plagoset i riu, humbi kontrollin e motorit

Shkodër, plagoset i riu, humbi kontrollin e motorit

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bardhaj, në zonën e Shkodrës. Një person, i cili ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë jashtë rruge.

I plagosur është identifikuar i Çesk Marashi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.