Ballina Aktualitet Shkodër, përfundon investimi në nënstacionin e HEC Koman

Shkodër, përfundon investimi në nënstacionin e HEC Koman

Një investim i rëndësishëm në sektorin energjitik të vendit me impakt edhe më të madh, i njohur ndryshe si investimi prej 9.9 milionë euro për zgjerimin e nënstacionit të HEC-it të Komanit, përfundoi me sukses.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se projekti mundëson shfrytëzimin sa më optimal të rrjetit 400 kV dhe 220 kV nëpërmjet balancimit të flukseve, ndërsa vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2- KosovaB brenda rrjetit tonë.

Ky investim është në vazhdën e investimeve të rëndësishme që po zbaton qeveria, për rindërtimin e rrjetit energjitik shqiptar bashkëkohor dhe me standardet më të mira.