Ballina KULTURË Shkodër, organizohet konkursi studentor “Krimi Mjedisor”

Shkodër, organizohet konkursi studentor “Krimi Mjedisor”

Në ambientet e bashkisë Shkodër u organizua konkursi studentor në kuadër të artit pamor me temë “Krimi mjedisor”.

Aktiviteti u mundësua nga bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me prezencën e OSBE në Shqipëri si dhe Universitetin e Arteve.

Kuratorët e eventit ishin prof. asc. Ardian Isufi, lektor Harri Aleksi, lektor Altin Lika, ndërsa koordinatore ishin Renalda Ndreu dhe Ina Lajthia.
Punimet e prezantuara, do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 31 dhjetor 2018.