Ballina Aktualitet Shkodër, operacion blic i Policisë së Shtetit, ndalohen 16 persona

Shkodër, operacion blic i Policisë së Shtetit, ndalohen 16 persona

Operacion blic i Policisë së Shtetit në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë ndaluar 16 persona të ndryshëm nën akuzën e dhënies dhe marrjes së parave me fajde. Në operacion kanë marrë pjesë edhe efektivë të forcave speciale policore, si RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Operacioni është drejtuar nga oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Forcat policore kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total, lista e personave për të cilët është ekzekutuar urdhri i ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Fajdet janë kthyer në shqetësim në Shkodër, ndaj Policia e Shtetit, pas përgjimeve për afro dy muaj, ka goditur, duke arrestuar disa prej personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.