Ballina Aktualitet Shkodër, një qendër e re rezidenciale për fëmijët pa kujdes prindëror

Shkodër, një qendër e re rezidenciale për fëmijët pa kujdes prindëror

Një qendër e re rezidenciale e modelit shtëpi-familje, e dedikuar për të rinjtë 16-18 vjeç pa kujdes prindëror është hapur për herë të parë në Shkodër.

“Vëmendja jonë është te ofrimi i shërbimeve dhe përkujdesit maksimal për fëmijët e qendrave tona sociale por ishte koha për të ndërmarrë politika të reja sociale, për të sjellë shërbime të reja alternative në përgjigjje të nevojës për transformimin e institucioneve të përkujdesit, me synim ofrimin e shërbimeve sa më afër tipologjisë shtëpi – familje,” – tha ministrja Ogerta Manastirliu, e pranishme në ceremoni.