Ballina Aktualitet Shkodër, ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici

Shkodër, ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici

Policia e Shkodrës ka arrestuar një punonjës policie në Malesinë e Madhe, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.

Në pranga ka përfunduar shefi i policisë në zonën Grumiere në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti. Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme.

Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit.

Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i Policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media. Për pak info të plotë,” – thuhet në njofimin e Policisë.