Ballina Aktualitet Shkodër, mbyllen me zinxhirë të gjitha shkollat e caktura si qendra votimi

Shkodër, mbyllen me zinxhirë të gjitha shkollat e caktura si qendra votimi

Janë mbyllur me zinxhirë gjatë natës pothuajse të gjitha instituticionet arsimore në varësi të bashkisë së Shkodrës, që janë caktuar si qendra votimi.

Në Velipoje dy shkollat kryesore janë të bllokuara.

Edhe në Grudë shkolla është e bllokuar. Ndërsa rezultojnë të lira shkollat Shiroke-Zogaj dhe ish 10 korriku.

Bashkia Shkodër në një njoftim të ngjitur në portat e shkollave njofton se instituticionet do shërbejnë sipas funksionit që kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë dhe nuk do lejohet të përdoren për asnjë qëllim tjetër.

Ndërsa paralajmëroi se kushdo që guxon të cënojë instituticionet publike do të përgjigjet penalisht.

“Në zbatim të dekretit të Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor 2019 për organet e qeverisjes vendore, ju informojmë se ndërtesat në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë përcaktuar në dokumentin e pronësisë. Askush nuk është i lejuar ti përdorë ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër. Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e instituticionit të bashkisë.

Kushdo që guxon të uzurpojë dhe të cënojë instituticionet publike në kundërshtim me ligjin do të përgjigjet penalisht,”-shkruhet në njoftimin e Bashkisë.