Ballina Aktualitet Shkodër, lëkundje e lehtë sizmike në orët e para të mëngjesit

Shkodër, lëkundje e lehtë sizmike në orët e para të mëngjesit

Një lëkundje e lehtë me magnitudë prej 2, 6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë, me epiqendër në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit lëkundja ka qenë e lehtë dhe është ndjerë shumë pak në qytet, por edhe në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka raporte as për dëme.

Viti 2018 ka qenë i mbushur me lëkundje sizmike të tokës në Shqipëri, ku janë regjistruar disa tërmete, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.