Ballina Aktualitet Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Shkodranët kanë ditur t’i tregojnë vendin Ramës

Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Shkodranët kanë ditur t’i tregojnë vendin Ramës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas anulimit të vizitës së kryeministrit Edi Rama, të cilën e kishte planifikuar sot në qytetin verior. Përmes një reagimi në Facebook, kryebashkiakja e Shkodrës nënizon faktin se shkodranët kanë ditur gjithmonë t’i tregojnë vendin kryeministrit Rama.

“Të dërguarit e Ramës zgjodhën Shkodrën për t’i lëshuar mesazhe opozitës, pasi e dinë se në Shkodër nuk mund të përballen drejtpërdrejtë me qytetarët, pasi ata do t’i jepnin përgjgjen më të mirë, se përse Rama është i padëshiruar në këtë qytet,” – shkruan Ademi.

“Shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë dhe kurrë, asnjë shfaqje në ambjente të mbyllura në makina luksoze nuk do të impresionojë shkodranët. Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do ia kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit, i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde,” – vijon më tej në mesazhin e Ademi.