Ballina Aktualitet Shkodër, koncert kundër dhunës gjinore

Shkodër, koncert kundër dhunës gjinore

Në kuadër të projektit “Arti kundër dhunës”, në hollin e Bashkisë së Shkodrës, u mbajt koncerti “Së bashku për një jetë më të mirë”.

Në sloganin “Më dëgjo edhe mua”, për të kontribuar në zbutjen e dhunës ndaj grave në këtë koncert performoi kori dhe solistët e shoqatës “Rozafa Expression”.

Ky aktivitet i është bashkëngjitur nismës së Bashkisë së Shkodrës, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore me synim ndërgjegjësimin e mbarë komunitetit, nëpërmjet artit.

Projekti zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e saj.