Ballina Aktualitet Shkodër, kërcënohet zyrtari i Tatimeve me eksploziv në makinë

Shkodër, kërcënohet zyrtari i Tatimeve me eksploziv në makinë

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, një punonjës i Tatimeve në qytetin e Shkodrës u kërcënua me një sasi eksplozivi të vendosur pranë makinës së tij, por fatmirësisht nuk shpërtheu. Disa orë pas ngjarjes,rreth orës mesnatës mbërritën ekspertët e xhenios nga Tirana që bënë çaktivizimin e lëndës plasëse, e cila fillimisht u raportua si granatë por rezultoi se ishte një sasi e vogël eksplozivi e lidhur me një fitil.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta zbardhur atë sa më shpejtë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarin e makinës, që është punonjës pranë Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër për konfliktet që mund të ketë pasur ose jo kohët e fundit. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve ku ishte parkuar makina për të shkuar në gjurmët e autorëve.