Ballina Kronikë Shkodër, i zhvati qytetares 10000 euro, në pranga 49-vjeçari

Shkodër, i zhvati qytetares 10000 euro, në pranga 49-vjeçari

Policia e qytetit të Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale, B.A., 49 vjeç, nën akuzën e mashtrimit kundrejt përfitimit të vlerave monetare. Mësohet se janar të vitit 2018, i ndaluari i ka premtuar shtetases B.P., marrjen e liçencës në degën e mësuesisë në këmbim të shumës prej 6000 eurosh, si edhe përftimin e një të drejte studimi jashtë vendit për të birin për vlerën e 4000 eurove.

Në të njëjtën kohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale B.P. dhe E.S., respektivisht për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.