Ballina Aktualitet Shkodër, humb jetën 40-vjeçari i vetëplagosur

Shkodër, humb jetën 40-vjeçari i vetëplagosur

Një shtetas 40-vjeçar, banues në Velipojë, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi një ditë më parë u vetëplagos në banesën e tij.

Siç është raportuar dje, ai u dërgua në spital menjëherë dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Uniformat blu nuk japin informacion apo detaje lidhur me ngjarjen.

“Më datë 09.12.2018 , rreth orës 16:20 në Velipojë, shtetasi E. L., 40 vjeç, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë. Shtetasi E.L., është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër i cili ndërroi jetë sot më datë 10.12.2018 në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, neni 99 i Kodit Penal,” – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.