Ballina LAJME Shkodër, gruaja kryetare e LSI kundërshton burrin President i Republikës

Shkodër, gruaja kryetare e LSI kundërshton burrin President i Republikës

Monika Kryemadhi, në cilësinë e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet burrit të saj, Ilir Metës, i cili kryen detyrën e Presidentit të Republikës, pasi ky i fundit është shprehur se LSI duhet të jetë më e moderuar. “Dje dëgjova Presidentin e Republikës që kërkonte që LSI duhet të moderohej pak, – ka thënë Kryemadhi. – Më lejoni t’ju them se nënshtrimi nuk është moderim. LSI nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë kujtdo kompromisi që bëhet në kurriz të shqiptarëve.”

Kryemadhi e bëri këtë deklaratë në Shkodër, teksa ka nisur turin e takimeve me strukturat e LSI në gjithë Shqipërinë në përgatitje për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Ajo i siguroi simpatizantët e LSI se opozita është e aftë të rrëzojë Edi Ramën dhe të ngjallë shpresë.