Ballina Aktualitet Shkodër, shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor dhe 21 inspektorë për korrupsion

Shkodër, shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor dhe 21 inspektorë për korrupsion

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, ka iniciuar vendimin për shkarkimin e drejtorit të Hetimit Tatimor në Shkodër, bashkë me 21 inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, si edhe ka paralajmëruar 14 të tjerë.

Vendimi i ministres erdhi si pasojë e evidentimit të disa shkeljeve në këtë drejtori, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion.