Ballina Kronikë Shkodër, gjendet i vdekur 43-vjeçari

Shkodër, gjendet i vdekur 43-vjeçari

Sipas Policisë së Shkodrës mësohet se një 43-vjeçar është gjetur i vdekur në makinën e tij.

Policia thotë se rreth orës 17:15, ne vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkodër, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit  ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.