Ballina Aktualitet Shkodër, e rëndë 50-vjeçari gjendet i mbytur

Shkodër, e rëndë 50-vjeçari gjendet i mbytur

Një 50-vjeçar është gjendur i mbytur pasditen e sotme në Shkodër. Sipas policisë, 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është gjetur tek ura e Bunës Re, në lumin Buna.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia njofton se të ndjerit nuk i janë gjetur shenja dhune në trup. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 13.03.2019,rreth orës 17:05, tek ura e Bunës e Re, Shkodër, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar, rreth moshës 50 vjeç, pa shenja dhune.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor .