Ballina Aktualitet Shkodër, Bashkia shpallet fituese në konkursin “Qendra Komunitare Për Familjen”

Shkodër, Bashkia shpallet fituese në konkursin “Qendra Komunitare Për Familjen”

Bashkia e Shkodrës është shpallur fituese e konkursit kombëtar të Praktikave më të mira me modelin “Qendra Komunitare Për Familjen”.

Bashkia u vlerësua për modelin e ndërtuar të shërbimeve sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standardizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes, si qeliza bazë e shoqërisë.

Projektimi dhe krijimi i 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” është një risi e projektuar që në qershor të vitit 2015, duke u bazuar në eksperiencat e zhvilluara në Shkodër pas viteve ’90, për të mbështetur individët dhe familjet më në nevojë.

Bashkia e Shkodrës u shpall fituese duke u klasifikuar në vendin e parë ndër 61 bashkitë, që u ftuan për të aplikuar në këtë konkurs të organizuar nga Agjencia qeveritare për zbatimin e reformës territoriale.