Ballina Aktualitet Shkodër, bashkëbisedimi i hapur për buxhetin e kësaj bashkie

Shkodër, bashkëbisedimi i hapur për buxhetin e kësaj bashkie

Një bashkëbisedim i hapur është zhvilluar sot në bashkinë e Shkodrës, mes grave dhe vajzave të Njësisë Administrative Gur i Zi, ku gjatë takimit ka patur ide konkrete për buxhetin e kësaj bashkie.

“Gra e vajza Shkodrane, punojnë, përballen me jetën, kontribuojnë për familjen e tyre, por edhe për “familjen tonë të madhe”, bashkinë e Shkodrës. Çdo takim merr vlera të reja, propozime konkrete dhe prioritete që patjetër do të parashikohen edhe në buxhetin e bashkisë sonë, jo vetëm për 2019- ën por edhe 2020-ën, 2021-in e kështu me radhë”, shkruan bashkia Shkodër.