Ballina Aktualitet Shkodër, Austria mbështetje për arsimin profesional në Shqipëri

Shkodër, Austria mbështetje për arsimin profesional në Shqipëri

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Austrinë në fushën e arsimit në Shqipëri dhe mbështetja e vazhdueshme e administratës shqiptare për shkollën austriake “Peter Mahringer” në Shkodër ishte në fokus të takimit që Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, së bashku me drejtorin e shkollës austriake në Shkodër, Fasching, patën me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Projekti i shkollës profesionale austriake “Peter Mahringer” në Shkodër mbetet një nga investimet publike më të rëndësishme të Austrisë në Shqipëri në 20 vitet e fundit.
Ajo është një nga 8 shkollat austriake të këtij lloji në botë, të themeluara nga Ministria Austriake e Arsimit.

Rreth 320 nxënës ndjekin aktualisht shkollën austriake, të specializuar në arsimimin teknik dhe IT.

Në përfundim të studimeve pesëvjeçare, nxënësit marrin dy “matura” të vlefshme, një austriake dhe një shqiptare.