Ballina Aktualitet Shkodër, arrestohet i riu pasi dhunoi punonjësit e policisë

Shkodër, arrestohet i riu pasi dhunoi punonjësit e policisë

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit, përkatësisht shtetasin Ervis Paçrami, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit. Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.