Ballina Aktualitet Shkodër, arrestohen pesë persona për trafikim të sirianëve në Malin e Zi

Shkodër, arrestohen pesë persona për trafikim të sirianëve në Malin e Zi

Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

Arrestimi tyre u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe
Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë
Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër