Ballina Kronikë Shkodër, arrestohen dy persona për trafik droge dhe armësh

Shkodër, arrestohen dy persona për trafik droge dhe armësh

2 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të shpallur në kërkim pas akuzave që rëndonin ndaj tyre për trafik droge dhe armësh.

Një prej të arrestuarve u kap me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Gjilanit.

Dy shtetasit e arrestuar janë: P.Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër; Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi,  më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

F.M, 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës”, njofton policia.