Ballina Aktualitet Shkodër, aksidentohet rëndë punonjësi i spitalit

Shkodër, aksidentohet rëndë punonjësi i spitalit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Shkodër-Bushat, pranë fshatit Beltojë, teksa një punonjës i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka mbetur i plagosur.

I aksidentuari P. Rr., ka qenë duke udhëtuar me një automjet, që për shkaqe ende të paqarta ka përfunduar i përplasur me një fuoristradë me targa prove.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forca policie dhe ato të zjarrfikëses, për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarit, i cili pasi u nxor nga automjeti i tij u transportua për në spital. Ndërkohë po vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të mësuar shkaqet e aksidentit.