Ballina Aktualitet Shkodër, aksidentohet një person për vdekje

Shkodër, aksidentohet një person për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Shkodrës dhe mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Bahçallëk të Shkodrës dhe ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës si dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.