Ballina Aktualitet Shkodër, aksident në rrugën e Velipojës, një i vdekur dhe dy të...

Shkodër, aksident në rrugën e Velipojës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas të dhënave të para nga burimet policore në vendngjarjae, një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal. Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.