Ballina Aktualitet Shkodër, aksident me vdekje, vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

Shkodër, aksident me vdekje, vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

Një grua ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Shkoder-Koplik, ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzënë është në gjendje të rendë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si “ish 5 heronjtë”.
Pas aksidentit nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht nëna nuk ka arritur të mbijetojë.

Bëhet e ditur se viktimë është 52-vjeçarja me inicialet H. S., Ndërsa e bija, e cila është në gjendje të rëndë është 18-vjeçarja E. S.