Ballina Aktualitet Shkodër, 50-vjeçari futet në lumë, ja çfarë ndodhi

Shkodër, 50-vjeçari futet në lumë, ja çfarë ndodhi

Konsiderohet një rast i pazakontë ai që ka ndodhur mesditën e së mërkurës në qytetin e Shkodrës.

Në rrethana misterioze një 50 vjeçar ishte futur në ujrat e ftohta të lumit Drin,duke lënë mbi urën e Bahçallekut biçikletën sebashku me rrobat.

Sapo trupi ka rënë në kontakt me ujin e ftohtë, shtetasi në fjalë ka pësuar komplikacione në zemër dhe policia nisi kërkimet për trupin e tij.

Pas disa minutash e ka marrë autoambulanca për ta dërguar në spital, ndërsa në sallën operative të policisë ishte raportuar si i mbytur dhe pa shenja jete.

Falë ndërhyrjes së bluzave të bardha, mrekullia ka ndodhur për 50 vjeçarin i cili është rikthyer në jetë dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës.