Ballina Aktualitet Shkatërrohet karteli shqiptar i trafikut të drogës në Itali (EMRAT)

Shkatërrohet karteli shqiptar i trafikut të drogës në Itali (EMRAT)

Policia italiane shkatërroi një grup të strukturuar kriminal në fushën e lëndëve narkotike, që bazën e origjinës e kishte nga Amerika e Jugut, ndërsa kishte të shtrirë aktivitetin në Shqipëri, Napoli dhe në Romë.

Sot në Napoli, karabinierët kanë kryer arrestimin e disa personave, mes të ciilëvëe edhe shqiptarë, kryesisht korrierë droge.  Urdhrat e ndalimit u lëshuan nga magjistrati i Gjykatës së Napolit, me kërkesë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Anti-Mafia pranë Prokurorit Publik të Napolit. Ky grup besohet se ka shtrirje të gjera ndërkombëtare, shtrirë në dy kontinente.

Mediat e vendit fqinj kanë identifikuar shqiptarët e përfshirë në trafik droge. Ata janë Faslli Qibini, njohur me nofkën “Vasco” që jetonte në Napoli dhe ndihmohej në këtë aktivitet nga djali Jonjad Qibini, i quajtur “i riu”. Hetimet kanë treguar se Qibini u ndihmua nga ana e bashkëatdhetarit Denis Martaneshi, që jetonte në Romë. Ky i fundit mbante kontakte për trafik droge edhe me Florian Martaneshin, Getrti Bodgon dhe një person të quajtur Halit.

Ndërkohë nga përgjimet është bërë i mundur arrestimi i korrierit Leonard Papa në 25 prill të 2016-ës, të cilit iu sekuestruan 4852 kg heroinë. ndërsa në 30 janar të 2017, policia sekuestroi 65 kuintalë marijuanë dhe arrestoi korrierët e Denis Martaneshit, Denis dhe Bledar Vogli.