Ballina Kronikë Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Milano, ndalohen 7 shqiptarë

Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Milano, ndalohen 7 shqiptarë

Policia e Milanos ka shpërbërë një grup të strukturuar kriminal prej 7 shqiptarësh, të cilët akuzohen më së paku për vjedhjen e 30 makinave.

Në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar me emërtesën “Ultima”, Karabinieria e Novarës lëshoi 7 urdhëra ndalimi për paraburgim dhe një masë “arrest shtëpiak”.

Grupi i shqiptarëve ushtronte aktivitetin kriminal në zona të ndryshme të Milanos,duke pasur si bazë veprimi Lugano-n.

Identiteti i anëtarëve të grupit nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.