Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha

91

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

KLGJ pranoi kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, e arrestuar pak kohë më parë.

Enelejda Hoxha akuzohet për lirimin nga qelia të disa të dënuarve, në kundërshtim me ligjin.

Hoxha ndodhet në burg pasi akuzohet për korrupsion dhe u arrestua gjatë një operacioni të SPAK.

Gjatë seancës së sotme në KLGJ, Hoxha ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj Ardian Visha.