Ballina Aktualitet Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Krimeve Rënda

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Krimeve Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve Rënda, Gurali Brahimllarin.

Ndërsa u konfirmua në detyrë gjyqtarja Saida Dollani, drejtuese në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi u mor për dy gjyqtarët u mor sot.

Seanca dëgjimore për Brahimllarin u realizua të mërkurën (19 qershor).

Ai iu nënshtrua vettingut për të tre kriteret, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.