Ballina Kuriozitete Shkaku kryesor i ndarjes së çifteve nuk lidhet me tradhtinë, por me...

Shkaku kryesor i ndarjes së çifteve nuk lidhet me tradhtinë, por me paranë

Me mungesë të besimit në çift nuk duhet të kuptoni vetëm tradhtinë. Ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se gënjeshtrat rreth të ardhurave apo shpenzimeve, janë po aq të dëmshme sa tradhtia.

Ky fenomen njihet me termin “Pabesi financiare” dhe përfshin çdo veprim fshehjeje apo grumbullimi parash pa dijeninë e partnerit dhe që këto veprime janë në dëm të tij.
Problemet e shkaktuara nga lekët mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin e lidhjes, po aq sa një tradhti.

Një studim National Marriage Project, zbuloi se çiftet që grindeshin për financat një herë në javë ishin 30 për qind më të rrezikuar nga divorcet.
Financat duket se janë burimi kryesor i zënkave mes çifteve duke gjeneruar më shumë se 5 të tilla në muaj.