Shiu i sotëm e solli një të mirë, shuhen vatrat aktive të zjarrit në Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

43

Vatrat e zjarrit të raportuara në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë raportohet se janë shuar.

Lajmi u dha nga Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile e cila njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur Godull, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Në terren janë ende forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë çdo mbetje nga zjarri.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka pasur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri.