Ballina Teknologji Shitja e ‘’Telekom Albania’’ drejt finalizimit

Shitja e ‘’Telekom Albania’’ drejt finalizimit

Kompania bullgare ‘‘Vivakom’’ është shumë pranë blerjes së Telekom Albania. Burime pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë bërë të ditur për RTSH se për këtë çështje janë duke u kryer disa transaksione, pra është në proçes ai që njihet si transferimi i aksioneve. Po kështu, burime të tjera mediatike, bëjnë të ditur se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes.

Në funksion të kësaj marrëveshjeje, është edhe një shkresë e depozituar nga T Mobile Albania pranë AKEP-it, në të cilën thuhet se kërkohet shtyrja e datës së tenderit publik për këtë çështje, çka nënkupton, derisa të mbyllet marrëveshja e shitjes. Për shitjen e Telekom Albania, shfaqën interes disa kompani nga rajoni i Ballkanit, ku përmenden kompania Çalik, që ka aksionet kryesore edhe të Albtelekom, kompania bullgare Vivakom, Telekom Serbija etj. Kjo e fundit paraqiti një ofertë të lartë financiare, por shkaktoi një reagim të ndjeshëm në opinionin publik në Shqipëri.